Merkel tërheq masat e rrepta të pandemisë veç 24 orë pasi i mori: Iu kërkoj falje, gabova

Kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë të papritur ka tërhequr vendimin për të vendosur mbyllje më strikte ndaj koronavirusit për shkak të Pashkëve – duke iu kërkuar falje qytetarëve pasi e kishte kuptuar që vendosja e masave ishte gabim. “Ideja e mbylljes për Pashkë u krijua me qëllimet më të mira,” tha ajo, por pranoi […]
“Ideja e mbylljes për Pashkë u krijua me qëllimet më të mira,” tha ajo, por pranoi që plani kishte qenë i ngutshëm dhe nuk mund të implementohej për një kohë kaq të shkurtër, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Ky gabim ishte vetëm gabimi im,” tha znj.Merkel – vetëm njëzet e katër orë pasi njoftoi planin për mbyllje për pushim.
Kancelarja bëri një kthim të papritur pasi bëri një thirrje të shpejtë me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë. /Periskopi












