Mediat e huaja shkruajnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Mediat e huaja shkruajnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Media të mëdha botërore kanë raportuar sot për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se Kosova ka hapur ambasadën e saj të dielën duke i ndjekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalan të vetmet vende të cilat e kanë hapur ambasadën në një qytet statusi i të […]

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se Kosova ka hapur ambasadën e saj të dielën duke i ndjekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalan të vetmet vende të cilat e kanë hapur ambasadën në një qytet statusi i të cilit është në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.

Kosova me shumicë myslimane premtoi të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur vendosi lidhje diplomatike me Izraelin vitin e kaluar nën sponsorizimin e SHBA-së.

Ministria e Jashtme e Kosovës tha në Twitter se me hapjen e ambasadës, “premtimi i dhënë në Zyrën Ovale në SHBA sot është përmbushur përfundimisht”.

Reuters shkruan se Izraeli i sheh lidhjet e saj të reja me Kosovën si pjesë e normalizimit të saj më të gjerë me vendet arabe dhe myslimane sipas marrëveshjeve të sponsorizuara nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Wasel Abu Youssef, një anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, tha se hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe synon ta dobësojë “çështjen palestineze”.

Të enjten, Republika Çeke hapi një zyrë diplomatike në Jeruzalem, një degë e ambasadës së saj në Tel Aviv, një veprim që tërhoqi dënimin nga Palestinezët dhe Lidhja Arabe.

Ndërkaq Associated Press duke u bazuar në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka shkruar se ambasada është hapur pas vendosjes së lidhjeve diplomatike me Izraelin pas takimit Kosovë-Serbi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

AP-ja ka shkruar se shumica e bashkësisë ndërkombëtare nuk e njeh aneksimin nga Izraeli të Jerusalemit lindor dhe thotë se pretendimet ndaj qytetit duhet të zgjidhen përmes negociatave. Shumica e ambasadave ndërkombëtare janë në Tel Aviv.

Kosova bëhet vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, pas SHBA-së dhe Guatemalas.

Sipas AP-së, Albin Kurti, lideri i cili i ka fituar zgjedhjet e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë diplomatike përpara marrjes së postit të tij pas presionit nga Turqia, një aleat i ngushtë i vendit të ri të Ballkanit Perëndimor për të ndryshuar mendjen për vendndodhjen e Jerusalemit.

Kurti ka thënë se “Vendi ku do të vendoset ambasada do të konsiderohet pas kontrollit të dokumentacionit të qeverisë në largim.”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Kosovën se vendosja e ambasadës mund të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme me vendin e tij.

Ndërkaq The Guardian ka shkruar se ambasada është hapur gjatë një ceremonie derisa Kosova ka vendosur flamurin e saj afër ndërtesës.

Sipas raportimit, Serbia ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës duke e konsideruar atë si provincë të vetën, derisa Kosova është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, derisa refuzimi i njohjes nga aleatët e Beogradit, e ka lënë atë jashtë Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?