Me ardhjen në pushtet, Konjufca merr qëndrimin e Hashim Thaçit për Bashkimin Kombëtar

Me ardhjen në pushtet, Konjufca merr qëndrimin e Hashim Thaçit për Bashkimin Kombëtar

Vetëvendosje sa më shumë që po i avitet pushtetit, aq më shumë po i largohet ideve që i ka promovuar me pasion deri tash. Kështu qëndron puna edhe me Bashkimin Kombëtar, të cilën ide e shkeli me një lehtësi të padurueshme Glauk Konjufca – i cili pritet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje […]

Vetëvendosje nuk reshte së kritikuari ish pushtetarin Hashim Thaçi se kishte shkelur “Betimin e UÇK-së” dhe idealin për Bashkim Kombëtar.

Por, tashmë krejtësisht e pasfiduar nga militantët e saj të zjarrtë pro-Bashkim, ajo duket se po shkon në të njëjtin drejtim me Thaçin, apo edhe më keq.

Thaçi kishte ri-përsëritur vazhdimisht se rrethanat e pamundësonin një Bashkim të tillë, ani që kishte pasur një episod interesant gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Ish presidenti i Kosovës që tashmë ndodhet në paraburgim në Hagë, derisa po vizitonte Shqipërinë kishte inkurajuar politikën e të dyja shteteve që të punonin në këtë drejtim, shkruan Periskopi.

“Do të jetë shumë më e lehtë të realizohet ëndrra e një hapësire pa kufij midis Kosovës dhe Shqipërisë sesa sfida e largimit të Serbisë nga Kosova. Dhe kjo do të ndodhë,” – kishte thënë ai.

“Janë krijuar rrethana të reja dhe zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë të miratojnë deklaratat e dëshirës së njerëzve për të jetuar në një shtet të vetëm.” – kishte shtuar më tej Thaçi.

Por, çka tha dje Konjufca?

Duket se pushtetarët e rinj janë larguar edhe më shumë se Thaçi nga Bashkimi Kombëtar.

Deklarata e Konjufcës e pason atë të bërë nga Albin Kurti, i cili kishte zbuluar pas njëzet viti promovimi të idesë se “Kushtetuta e Kosovës e pamundësonte një gjë të tillë”.

“Unë konsideroj Adriatik, se politika është me vepru ne rrethana. Janë disa dimensione te tjera në të cilat kryen pune edhe ëndrra, por ato janë të tjera. Me ato nuk do te merremi sepse tash jemi në politikë. Politika është me vepru brenda realitetit. Çka është me vepru brenda realitetit? Kosova e ka të pamumdshme me një tik te lapsit ta bej bashkimin me Shqipërinë.” – tha ai në  një emision debatues të mbrëmshëm.

Ndërkohë, në kuadër të fshirjes së komunikatave të saj, Vetëvendosje ka fshirë edhe ato ku shprehte kërkesën për Bashkim Kombëtar. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?