Mbi 100 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, të infektuar ka edhe staf mjekësor

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 105 pacientë për koronavirus. Në raportin e këtij spitali thuhet se 89 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 8 të konfirmuar negativë, ndërsa 8 pacientë janë të pakonfirmuar. Në këtë raport flitet edhe për gjendjen e pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19. 55 prej […]
Në raportin e këtij spitali thuhet se 89 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 8 të konfirmuar negativë, ndërsa 8 pacientë janë të pakonfirmuar.
Në këtë raport flitet edhe për gjendjen e pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19.
55 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 2 pacientë me CPAP maskë.
Të infektuar ka edhe nga stafi i spitalit, ku gjithsej janë 8 persona: 3 mjekë, 4 infermierë dhe 2 staf administrativ.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në këtë raport.












