Mashtroi me kredinë COVID-19, gjykata në Zvicër dënon me 26 muaj burg kosovarin

Mashtroi me kredinë COVID-19, gjykata në Zvicër dënon me 26 muaj burg kosovarin

Një ndërmarrës 35 vjeçar ndërtimi, nga Lucerni duhet të mbajë burg pasi ka përfituar pa të drejtë një “kredi Covid 19” prej 110,000 frangash. Gjykata penale e ka dënuar atë të mërkurën për mashtrim, shkruan sda.ch. Personi në fjalë kishte dorëzuar formularin për ndihmë emergjente të koronës në bankën komerciale të ndërmarrjes së tij të […]

Një ndërmarrës 35 vjeçar ndërtimi, nga Lucerni duhet të mbajë burg pasi ka përfituar pa të drejtë një “kredi Covid 19” prej 110,000 frangash.

Gjykata penale e ka dënuar atë të mërkurën për mashtrim, shkruan sda.ch.

Personi në fjalë kishte dorëzuar formularin për ndihmë emergjente të koronës në bankën komerciale të ndërmarrjes së tij të ndërtimit, në mars të vitit 2020.

Sipas deklarimit të tij, ai kishte frikë nga bllokimi i ndërtimtarisë, si rezultat i pandemisë në këtë kohë. Kërkesa për kredi, sipas tij, ishte një masë paraprake.

Prokurori publik, megjithatë, e ka parë të dëshmuar se ai aplikimin për paratë e kishte bërë me qëllim mashtrimi dhe se ai gjithashtu i kishte keqpërdorur ato para. Kompania nuk kishte rënë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë, ka shtuar prokurori.

Pasi kishte marrë paratë, ai i kishte dhënë babait të tij një hua prej 15,000 frangash. Përveç kësaj, i akuzuari kishte bërë blerje të tjera, të cilat nuk do t`i bënte askush që ka pengesa të likuiditetit ose u trembet atyre, është shprehur prokurori.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar një dënim me burg prej 20 muajsh për mashtrim dhe falsifikim si dhe një dëbim pesë vjet nga vendi për kosovarin me disa precedente penale.

Ndalimi i aktivitetit

Avokati mbrojtës, nga ana tjetër, ka kërkuar pafajësi për klientin e vet. Ai ka pretenduar se banka duhet të kishte kontrolluar informacionin e klientit të tij para se t’i transferonte paratë tek ai.Ksoovari, sipas tij, kishte supozuar se kishte të drejtë të merrte kredinë sepse ishte i shqetësuar për gjendjen financiare të kompanisë.

Sidoqoftë, gjykata e ka dënuar 35 vjeçarin me dy vjet e dy muaj burgim për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe menaxhim të shumëfishtë mashtrues të biznesit. Ai duhet t`i mbajë dhjetë muaj efektivë burgu, ndërsa pjesën tjetër e ka me kusht përnjë periudhë prove prej 4 vjetësh.

Përveç kësaj, atij i është shqiptuar ndalimi 5-vjeçar i zhvillimit të aktiviteteve në sektorin ku ka punuar. Ai gjithashtu duhet të paguajë 97.000 franga kompensim për institutin e garancisë që ka siguruar kredisnë.Edhe kostot procedurale vihen në barrë të tij.

“Ju keni shfrytëzuar një emergjencë të shoqërisë për t’u pasuruar në kurriz të saj” i është drejtuar gjykatësi të akuzuarit. Gjykata e konsideron këtë si të dënueshme. I akuzuari e dinte që kompania e tij nuk ishte prekur ndjeshëm nga pandemia.

Sipas gjyqtarit, dihej që bankat duhet të paguanin paratë në një mënyrë të pakomplikuar dhe pa kontroll të mëtejshëm. “Ai e ka parashikuar këtë dhe ka spekuluar se nuk do të kontrollohej më tej dhe thjesht do t`ia paguanin ato”, është shprehur më tej gjyqtari.

Gjykata në këtë vendim është përmbajtur nga dëbimi i kosovarit, siç kishte kërkuar prokurori. Me ndalimin e ushtrimit të profesionit kemi një instrument më të butë në dorë për të parandaluar rrezikimin e publikut. Ai duhe të japë dorëheqjen si drejtor menaxhues i ndërmarrjes së tij të re të ndërtimit.

Gjykimi është një shenjë se ligjet zvicerane duhet të respektohen. Vendimi nuk është ende ligjërisht i plotfuqishëm.

Rreth 70 çështje të ngjashme janë në pritje vetëm në kantonin e Lucernit. Por, ky gjykim është i pari i këtij lloji në Zvicrën gjermane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?