Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill

Ora policore në Maqedoninë e Veriut që zbatohej në dy javët e kaluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 është zgjatur deri më 6 prill, njoftoi qeveria. Në njoftimin nga qeveria thuhet se vendimi është marrë me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, ndërsa do të fillojë prej sot. Ora policore do të zbatohet […]

Ora policore në Maqedoninë e Veriut që zbatohej në dy javët e kaluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 është zgjatur deri më 6 prill, njoftoi qeveria.

Në njoftimin nga qeveria thuhet se vendimi është marrë me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, ndërsa do të fillojë prej sot.

Ora policore do të zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 çdo ditë deri më 6 prill.

Më 9 mars, gjatë një seance të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për të zbatuar orë policore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që zgjat nga 22:00 deri në 05:00, raporton ATSh.

Ora policore për herë të parë u zbatua në vend në muajin mars të vitit të kaluar, në kohë të ndryshme, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe më 27 maj, si pjesë e masave lehtësuese, u mor një vendim për ta shfuqizuar atë.

Sipas raporteve më të fundit të institucioneve shëndetësore, që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 119 378 raste me COVID-19, numri i vdekjeve është 3 473 ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 15 131.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?