Mandatet e nënkryetarëve të LDK’së që mbajtën Agim Veliu e Haki Rugova deri tash

Dy emra veteranë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe Haki Rugova sot mbetën jashtë kryesisë së re të partisë, pas vendimit të Këshillimit të Përgjithshëm dhe me propozim të kryetarit të sapozgjedhur, Lumir Abdixhikut. Me vite të tëra, Veliu e Rugova ishin pjesë e vendimmarrjes, si nënkryetarë të LDK’së… Haki Rugova, me tri […]
Haki Rugova, me tri mandate si nënkryetar i LDK’së, e njësoj edhe Agim Veliu, i cili në mandatin e fundit ishte zgjedhur edhe si nënkryetar i parë, janë zëvendësuar me emra të rinj nga kryetari po ashtu i ri, Lumir Abdixhiku.
Haki Rugova, i cili aktualisht mban edhe postin e kryetarit të komunës së Istogut sot për Periskopin deklaroi se e pranon vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ashtu siç është.
E si duket me udhëheqjen e re, po nisin edhe reformimet në LDK, pasi Rugova mbetet i ngarkuar me akuza për korrupsion.
Ndërsa Agim Veliu, i cili nuk i është përgjigjur telefonatave të shumta të Periskopit, sot e përjetoi shkarkimin e tretë brenda pak kohësh. Ai pati humbur edhe dy pozita tjera drejtuese në nivel lokal dhe qendror.
Ishte shkarkimi si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, humbja e zgjedhjeve lokale në Podujevë, pas 5 mandateve si kryetar, qytet i cili mbahej për kohë të gjatë si bastion i LDK’së. Dhe së fundmi pra, humbja e pozitës së nënkryetarit të partisë më të vjetër në vend, LDK’së.
Kryesia e re e LDK’së nga tash do të përbëhet nga nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Shqipe Mjekiqi./PERISKOPI/












