Mama Samia: Kush është presidentja e re e Tanzanisë, vendit që s’e ka çnjohur Kosovën

Të mërkurën mbrëma ajo mori betimin si presidente e Tanzanisë – një prej vendeve më demokratike të Afrikës – pasi që presidenti i mëparshëm John Magufuli vdiq. Ajo ishte zëvendëspresidente e Tanzanisë prej vitit 2015, dhe sipas kushtetutës ajo do të shërbejë në pozitën më të rëndësishme shtetërore për pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar […]
Ajo ishte zëvendëspresidente e Tanzanisë prej vitit 2015, dhe sipas kushtetutës ajo do të shërbejë në pozitën më të rëndësishme shtetërore për pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar që përfundon më 2024.
Ajo bëhet liderja e parë femër e Afrikës – pasi posti presidencial në Etiopi është kryesisht ceremonial, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
61 vjeçarja njihet si Mama Samia.
Por, ajo ishte një zgjedhje befasuese si zv.presidente në vitin 2015, duke u ngritur para disa figurave shumë të rëndësishme politike në Tanzani në partinë Chama Cha Mapinduzi, që ka qenë në pushtet në një formë a tjetrën prej vitit 1961.
Kujtojmë se Tanzania nuk bën pjesë në listën e shteteve që e kanë revokuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Për dallim nga presidenti Magufuli, ajo duket më pak impulsive si personalitet. /Periskopi












