Lëkundje te blloku i Merkelit: Konflikti i interesit çon në dorëheqje deputetin

Një politikan tjetër ka dhënë dorëheqjen nga blloku konservator i Kancelares Angela Merkel për shkak të punës jo politike. Tobias Zech i CSU bavareze u tha kolegëve se ai donte të “mbronte familjen dhe partinë .” Tobias Zech është duke dhënën dorëheqjen nga pozicioni i tij në parlamentin gjerman, duke u bërë anëtari i katërt […]
Një politikan tjetër ka dhënë dorëheqjen nga blloku konservator i Kancelares Angela Merkel për shkak të punës jo politike.
Tobias Zech i CSU bavareze u tha kolegëve se ai donte të “mbronte familjen dhe partinë .”
Tobias Zech është duke dhënën dorëheqjen nga pozicioni i tij në parlamentin gjerman, duke u bërë anëtari i katërt i bllokut konservator të Angela Merkel që largohet.
Sekretari i përgjithshëm i CSU, Markus Blume konfirmoi lajmin për agjencinë gjermanë të lajmeve DPA.
“Tobias Zech i ka kërkuar komitetit të etikës së CSU të kontrollojë për konflikte të mundshme interesi. Këto hetime janë duke vazhduar,” tha Blume.
Ai e lavdëroi Zech për vendimin për të ndërmarrë veprime të pavarura në përpjekje për të mbrojtur partinë e tij, duke e quajtur këtë “hapi i vetëm i saktë”.
Në një mesazh për aleatët e tij në parti, të marrë nga DPA, Zech kishte shkruar: “Unë jam duke e bërë këtë për të mbrojtur familjen time dhe për të shmangur dëmtimin e partisë time të shkaktuar nga paragjykimet e mundshme gjithëpërfshirëse”.
Dorëheqja e Zech nuk ka të bëjë me skandalin e maskave të koronavirusit që ka nxitur dy dorëheqje nga aleanca e Merkel që nga mesi i shkurtit, ish kolegu i tij i CSU Andreas Nusslein dhe Nikolas Lobel i demokratëve.
Të dy akuzohen për kontakte me prodhuesit e maskave që nga fillimi i pandemisë.
Një konservator i tretë, Mark Hauptmann, gjithashtu u largua nga CDU pas raporteve të punës lobuese që mund të provonte konflikt interesi.
Ligjvënësi i CSU Alfred Sauter po përballet me hetime paraprake për dyshime për korrupsion, përsëri i lidhur me kontratat qeveritare për maskat. Ai hedh poshtë të gjitha akuzat dhe është ende një anëtar i partisë.












