LDK i bën kuorumin Vjosa Osmanit për presidente: Por a bëhen 80 deputetë?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot që partia të cilën e udhëheq ka marrë vendim për t’i bërë kuorumin Vjosa Osmanit që të bëhet presidente e vendit megjithëse nuk ka treguar se çfarë garancie ka marrë nga udhëheqësja e “Listës Vjosa” se do të jetë apartiake. VV i kishte fituar 58 deputetë në […]

VV i kishte fituar 58 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, por për të zgjedhur presidenten i vyente prania e 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

Partia e Albin Kurtit ka mbështetjen edhe të disa deputetëve të pakicave. Sidoqoftë, kësaj partie i duhej edhe mbështetja e të paktën një partie opozitare [PDK ose LDK].

Tashmë, Vetëvendosje ka marrë pozitën e kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit, shkruan Periskopi.

Qeveria Kurti II ishte zgjedhur me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Nëse Vetëvendosje do t’i ruante këto 67 vota pro, me 15 deputetë sa ka LDK-ja do të siguronte praninë e 82 deputetëve duke kaluar kushtin e kërkuar nga Kushtetuta.

Por, gjërat mund të jenë më komplekse.

Nuk dihet nëse i gjithë grupi parlamentar i LDK-së është pajtuar me vendimin.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj mund të jenë kyç në mos-sigurimin e pranisë së nevojshme për Osmanin nëse vendosin t’i dalin kundër vendimit të partisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?