Largimi i Turqisë nga Konventa që Kosova e përfshiu në Kushtetutë, reagon edhe Këshilli i Evropës

Largimi i Turqisë nga Konventa që Kosova e përfshiu në Kushtetutë, reagon edhe Këshilli i Evropës

Ministri federal gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kryetari i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems, bashkuan zërat e tyre me atë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit me 47 kombe të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq dhe bëri një deklaratë në lidhje […]

“Turqia ishte shteti i parë anëtar që ratifikoi në vitin 2012 Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, të miratuar në Stamboll gjatë Kryesisë Turke të Organizatës 10 vjet më parë. Dhe e bëri atë me një votim unanim në Asamblenë e Madhe Kombëtare. Prandaj, ne indinjohemi thellësisht për vendimin e Presidentit të Turqisë për t’u tërhequr nga kjo Konventë, e mbështetur gjerësisht në vend, pa ndonjë debat parlamentar”, thuhet në reagim.

Tutue, thuhet se largimi i Turqisë nga kjo Konventë i privon gratë në atë shtet nga një mjet kryesor për ta luftuar dhunën.

“Ne kujtojmë se qëllimi i Konventës është parandalimi i dhunës ndaj grave, mbrojtja e viktimave dhe ndjekja penale e autorëve të krimit. Ajo mbron të drejtën themelore njerëzore të grave për një jetë të lirë nga dhuna. Lënia e Konventës do të privonte Turqinë dhe gratë turke nga një mjet jetësor për të luftuar dhunën. Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve turke të mos dobësojnë sistemin ndërkombëtar për të mbrojtur gratë nga dhuna e vendosur nga Konventa e Stambollit”, thuhet në reagimin e përbashkët.

Për këtë veprim, Turqisë i reaguan edhe veç e veç Gjermania dhe Franca.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, me shumicë votash miratuan një amandament në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në bazë të të cilit Konventa e Stambollit do të përfshihet në Kushtetutë.

Kjo konventë njihet në botë si instrument ligjor për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës familjare, si dhe për mbrojtjen e viktimave. Ndjekja penale e dhunuesve cilësohet si bazament i konventës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?