Lama: Vjosa Osmani është një nga shkaktarët e humbjes së LDK’së, s’do mirëpritej në parti

Lama: Vjosa Osmani është një nga shkaktarët e humbjes së LDK’së, s’do mirëpritej në parti

Në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama iu rikthye politikës ku kandidoi për deputete në radhët e LDK-së. Lama e cila nuk arriti të fitonte këtë mandat thotë se ka qenë e befasishme lëvizja kaq e madhe e elektoratit. “Kosova është e përfshirë nga një frymë e populizmit e […]

Lama e cila nuk arriti të fitonte këtë mandat thotë se ka qenë e befasishme lëvizja kaq e madhe e elektoratit.

“Kosova është e përfshirë nga një frymë e populizmit e cila normalisht është e përkohshme sepse LDK-së do t’i kthehet sërish ai elektorat që e ka braktisur. LDK të gjitha vendimet që i ka marr nuk i ka shpjeguar mirë për publikun. Propaganda e madhe mediatike ka bërë që elektorati i LDK-së të besojë në gjëra nuk duhej të besonin dhe natyrisht ka edhe një lodhje me klasën e vjetër politike. LDK nuk është parti e inkriminuar por besoj se me kalimin e kohës këto gjëra do kuptohen”, është shprehur Lama në “Dhoma e Rrëfimit”.

Sa i përket rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK, Lama thotë se nuk e pret një gjë të tillë.

“Nuk besoj se ka disponim në elektorat të LDK-së por edhe në parti për ta mirëpritur Osmanin sepse është një nga shkaktarët e humbjes”.

 

Të fundit
Të ngjashme