Lajçakut i vazhdohet mandati si i Dërguar i BE’së për dialog

Lajçakut i vazhdohet mandati si i Dërguar i BE’së për dialog

Këshilli Evropian mori vendimin që pritej. Për 17 muaj tjerë ia zgjati mandatin të Dërguarit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas vendimit diplomati sllovak në aspektin monetar me ekip nga 1 Prill 2021 deri më 31 gusht 2022, ka në dispozicion mbi dy milionë e gjysmë euro. Lajçak, u emërua emisar për dialog më 1 […]

Këshilli Evropian mori vendimin që pritej. Për 17 muaj tjerë ia zgjati mandatin të Dërguarit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas vendimit diplomati sllovak në aspektin monetar me ekip nga 1 Prill 2021 deri më 31 gusht 2022, ka në dispozicion mbi dy milionë e gjysmë euro.

Lajçak, u emërua emisar për dialog më 1 prill të 2020.

Për 12 muaj në post Lajçak, kishte tre turne në dy vendet për të cilat është thirrur, njofton Klan Kosova.

Në Bruksel nën ndërmjetësimin e tij pati disa rrethe të negociatave në nivel të lartë dhe atë teknik.

Në këtë proces Lajçak ka thënë se ka marrëveshje për çështjen e të pagjeturve, bashkëpunimin ekonomik, e personat e shpërngulur. Por dokumentet nuk zbardhen pa u arritur ujdia finale për krejt temat.

“Lajçak, ka bërë disa gabime gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij se arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative Prishtinë-Beograd mund të ndodhë brenda muajsh e jo vitesh është gabim. Loja me afate kohore jep presion të panevojshëm. Edhe deklarimi i tij se duhet të ketë ndryshime Kushtetuese në Kosovë duke mos qenë në gjendje për të treguar saktë se për çfarë bëhet fjalë kjo në raport me Asociacionin, ngriti shqetësime” tha eksperti gjerman për dialogun Bodo Weber.

Zhvillimet në relacionet Washington-Berlin kanë ndryshuar, ndryshime ka edhe në Prishtinë, prandaj sipas Weber emisari do e ketë punën më të lehtë.

“Për herë të parë Lajçak i ka në tavolinë kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq, të cilët kanë mazhorancën e qartë në vendet respektive. Po ashtu Administrata e Trump ka përfunduar dhe kjo e bënë emisarin të flet për shpresa të reja se procesi i bisedimeve tani merr shpejtësinë e duhur”.

Miroslav Lajçak, është ish shef i diplomacisë së Sllovakisë.

Ky vend është në mesin e pesë vendeve anëtare nga 27 që ka Bashkimi Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit