Ky është vendi ku policia gjeti ditarët e vjedhur në shkollë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës. “Rasti është denoncuar në polici me datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë. Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e […]
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës.
“Rasti është denoncuar në polici me datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë. Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Periskopi.
Me rekomandim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë proceduar më tej. /Periskopi
Postimi i plotë:












