Kuvendi i LDK-së nis në orën 10:00, ky është rendi i ditës

Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa. Ky kuvend do të nis në orën 10:00, kurse në rend dite janë dy pika. Në […]
Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Ky kuvend do të nis në orën 10:00, kurse në rend dite janë dy pika.
Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.
Ndryshe, kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.













