Kush është gazetari i BBC-së që e vuri në vështirësi Vjosa Osmanin?

Kush është gazetari i BBC-së që e vuri në vështirësi Vjosa Osmanin?

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte në vështirësi të mëdha ditën e djeshme në një intervistë në BBC ku e pati të vështirë që të prezantonte denjësisht Kosovën dhe veten e saj. Por, kush është gazetari i BBC-së që e mori në pyetje? Osmani ishte në emisionin HARDtalk në të cilën nuk ia doli […]

Osmani ishte në emisionin HARDtalk në të cilën nuk ia doli të tregonte se çka e dallonte prej politikanëve të tjerë, pse kosovarët duhej t’i besonin meqë kishte qenë 20 vjet në politikë, qëndrimin për Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera.

Në një moment, derisa Osmani po fliste për krimet e kryera nga Serbët në Kosovë për të shmangur përgjigjen për komandantët e UÇK-së që ndodhen në Hakë, gazetari iu drejtua se për këtë çështje do të fliste me përfaqësuesit politikë të Serbisë.

Intervista e plotë e përkthyer nga PERISKOPI.

Po ashtu, ajo e pati shumë të zorshme të arsyetonte qëndrimin e partnerit të saj, Albin Kurtit, për bashkimin kombëtar.

Gazetari i BBC-së që ishte përballë Vjosa Osmanit mban emrin Stephen Sackur. Ai është një 57 vjeçar me përvojë të gjatë në gazetari.

Sackur karrierën në BBC e nisi në vitin 1986, dhe në vitin 1990 kishte qenë një nga korrespondentët e jashtëm të transmetuesit publik britanik, shkruan Periskopi.

Ai kishte raportuar në Revolucionin Kadife në Çekosllovaki më 1989 dhe në ri-bashkimin e Gjermanisë më 1990.

Po ashtu, z.Sackur ka mbuluar medialisht skandalin e Bill Clintonit me Monica Lewinskin.

Në emisionin HARDtalk ai është prej vitit 2005, kur ka zëvendësuar gazetarin veteran Tim Sebastian. Prej atëherë, ai ka intervistuar personalitete mjaft interesante si Hugo Chavez, Shimon Peresin e Izraelit, Mahmoud Abbazin e Palestinës, zv.presidentin amerikan Al Gore, Noam Chomskyn e shumë të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?