‘Kurti tash është më fleksibil, është koha që dialogu të marrë fund’

‘Kurti tash është më fleksibil, është koha që dialogu të marrë fund’

Vaksinimi dhe zbutja e efekteve të COVID-19, forcimi i ekonomisë dhe rimëkëmbja ekonomike duhet të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së Albin Kurtit, tha për “Kosova Online” analisti ekonomik Safet Gërxhaliu. Gërxhaliu beson se qeveria e re e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e njerëzve dhe kohën për ta provuar vetveten sepse ajo ka trashëguar […]

Vaksinimi dhe zbutja e efekteve të COVID-19, forcimi i ekonomisë dhe rimëkëmbja ekonomike duhet të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së Albin Kurtit, tha për “Kosova Online” analisti ekonomik Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu beson se qeveria e re e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e njerëzve dhe kohën për ta provuar vetveten sepse ajo ka trashëguar probleme të mëdha nga periudha e mëparshme.

“Unë mendoj se ata kanë mundësi, ata kanë shumicën dhe unë jam optimist se do të ketë rezultate, por unë nuk jam dakord me sa e quajnë qeveria e ndryshimit. Ndryshimi zgjat shumë dhe mund të jetë një term tjetër. Në këtë kohë, zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara është një mision i pamundur, por fillimi është një sukses i madh për këtë qeveri, e cila ekziston në kushte anormale”, tha Gërxhaliu.

Si një fakt të rëndësishëm, ai deklaron se Kosova tani ka një Albin Kurt ndryshe dhe më fleksibël sesa kur ishte kryeministër për herë të parë, për të cilin, përveç pandemisë, dialogu me Serbinë do të jetë sfida kryesore.

“Shpresoj se ai do t’i zgjidhë problemet me mençuri, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nuk ka alternativë ndaj dialogut, dialogu me Serbinë është një rrugë që të gjithë duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë si diçka normale që na shoqëron. Ndoshta duhet të jemi pak të durueshëm. Ne nuk duhet të kemi vetëm një dialog por të’i zgjidhim problemet. Serbia dhe Kosova janë të lodhur, dhe bashkësia ndërkombëtare është e lodhur me ne. Unë mendoj se është koha që dialogu të marrë fund”, tha Gërxhaliu.

Duke komentuar faktin se në tremujorin e parë të vitit 2021, eksportet nga Kosova u rritën me 40 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Gërxhaliu thotë se sektori ekonomik përdori pandeminë me mençuri duke investuar në prodhim dhe cilësi.

“E shihni, është një mënyrë e re për të bërë biznes tani. Nuk është më tregti klasike, tani është dixhitalizuar dhe bëhet përmes internetit dhe rrjeteve të tjera. Të gjitha këto kontribute të dhëna nga ministritë e linjës në formën e granteve dhe subvencioneve kanë dhënë rezultate. Shpresoj se kjo do të vazhdojë, sepse nëse bëhemi një vend që eksporton vetëm para dhe nuk ka bilanc tregtar, atëherë është e pamundur të krijosh vende pune, të kesh paqe sociale dhe të përshpejtosh proceset e integrimit, kur ne jemi të varur vetëm nga importet”, theksoi Gërxhaliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?