Kurti takohet me ambasadorin norvegjez, flasin për zhvillim ekonomik

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl. Ambasadori e uroi Kurtin për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara. Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes […]
Ambasadori e uroi Kurtin për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara.
Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Kurti e falënderoi atë për vizitën, ku theksoi se qytetarët kanë nevojë për punësim dhe drejtësi, duke shtuar se vendi ka nevojë për demokraci e progres.
Të dy u pajtuan se Norvegjia si partner i Kosovës mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në fund të takimit, ambasadori ftoi Kurtin për një vizitë zyrtare në institucionet e shtetit norvegjez dhe u dakorduan që ajo të realizohet në të ardhmen e afërt.












