Kurti mban fjalimin e parë si kryeministër, opozita lëshon sallën

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti 2. Lëshimi i seancës është bërë pak para betimit të Qeverisë Kurti 2. Qeveria e re Kurti është zgjedhur me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim. Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka thënë se nuk […]

Lëshimi i seancës është bërë pak para betimit të Qeverisë Kurti 2.

Qeveria e re Kurti është zgjedhur me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë tolerim ndaj keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij ua ka përkujtuar se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer.

Në fjalën e tij pas betimit si kryeministër, Kurti ka thënë se vendimet e qeverisë së tij do të bazohen në fakte.

“Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës”, ka thënë ai.

Kurti u zotua se do të jetë kryeministër që do të udhëheqë me besim dhe parime në të mirën e Kosovës, ndërsa pati edhe një porosi për deputetët e partisë së tij dhe kabinetit qeveritar.

“Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta merr pozitën si përgjegjësi”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?