Kurti bashkë me Konjufcën homazhe në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

Kurti bashkë me Konjufcën homazhe në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë vizituar sot Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me të cilin kanë bërë edhe homazhe. Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave. ”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së […]

Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave.

”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

Albin Kurti ndërkaq ka thënë se çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme kthehen në Prekaz, në vendin që ai e ka quajtur “kryeqytet të ngritjes tonë kombëtare”.

“Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së”.

“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

Jashari në anën tjetër i ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për detyrat që kanë marrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?