Kurteshi i VV-së: Mendoj se Vjosa Osmani intimisht ende është pjesë e LDK-së

Kurteshi i VV-së: Mendoj se Vjosa Osmani intimisht ende është pjesë e LDK-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka folur rreth mundësisë së kthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurteshi ka deklaruar se Osmani intimisht është e lidhur me LDK’në, pasi edukimi politik i saj ka qenë i tillë. Kurteshi është pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i ofrojë Osmanit përkrahjen për Presidente, nëse ajo […]

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka folur rreth mundësisë së kthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurteshi ka deklaruar se Osmani intimisht është e lidhur me LDK’në, pasi edukimi politik i saj ka qenë i tillë.

Kurteshi është pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i ofrojë Osmanit përkrahjen për Presidente, nëse ajo do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Janë hapa të ndryshëm që po i përmendni. Hipoteza është e gjymtë. Zonja Osmani zyrtarisht është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne e pranojmë se është edhe Lista Vjosa e bashkëngjitur dhe i ka kandidatët e vet, por ligjërisht ajo është pjesë e Listës së Vetëvendosjes. Ky është vend demokratik, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin”, ka deklaruar Kurteshi.

Ish-Avokati i Popullit ka deklaruar se Vjosa Osmani është e lidhur intimisht me LDK’në, pasi sipas tij, edukimi i saj politik ka qenë i tillë.

“As tash zonja Osmani dhe kandidatët e saj nuk kanë ardhur me dhunë. Në të vërtetë asaj nuk i është lënë rrugë tjetër, sepse rruga e saj e trasuar politikisht ka qenë LDK’ja. Unë mendoj se intimisht, ajo ende është pjesë e LDK’së, intimisht, sepse edukimi i saj politik ka qenë i tillë. Ne atë e kemi pasur parasysh, ajo e ka parasysh. Ajo e di dhe ne e dimë se është ashtu. Asaj nuk i është lënë në LDK rrugë tjetër përveç kësaj që e ka ndërmarrë”, ka deklaruar Kurteshi.

Kurteshi ka deklaruar se nuk sheh ndonjë arsye që në të ardhmen e afërt, Osmani t’i bashkohet LDK’së, pasi aty i janë mbyllur rrugët.

“Unë nuk shoh arsye që në një ardhme shumë të afërt që të ketë lëvizje të tilla nga vetë zonja Osmani, sepse i janë mbyllur rrugët. Unë nuk besoj se ajo ka shprehur dëshirën jashtëzakonisht të madhe patjetër të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo të gjitha veprimet tani e një vit kanë dëshmuar se rruga e vetme e saj ka qenë bashkimi i saj me LVV’në. Kështu që nuk po shoh ndonjë arsye të lëvizjeve në një të ardhme të afërt. Fundi i fundit ajo i ka bindjet e saj politike dhe unë mendoj se më e drejta në një vend demokratik është që njerëzit të veprojnë bazuar në bindjet e veta politike”, ka deklaruar Kurteshi në “Direkt”.

Ndryshe, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka marrë 300 mijë e 756 vota. Ajo me iniciativën e saj ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Vjosa Osmani po ashtu është kandidatja e LVV’së për të marrë postin e Presidentes, pozitë kjo në të cilën Osmani momentalisht është ushtruese detyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?