Kur do të merren vaksinat e premtuara nga Edi Rama, flet Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë e Kosova tashmë ka plan të hartuar se si do të zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit, kur është pyetur për premtimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se stafin shëndetësor të Kosovës do ta vaksinojnë në Kukës. Rama të premten, pasi Shqipëria mori dozat e para të […]

Rama të premten, pasi Shqipëria mori dozat e para të vaksinës së “AstraZenecas”, premtoi se do të ofrojë ndihmë për Kosovën duke ofruar vaksinim për stafin shëndetësor.

Megjithatë, në një përgjigje për koha.net, Zemaj s’ka pranuar të flasë nëse do të marrin vaksinat e premtuara nga Shqipëria. Ka thënë se Kosova tashmë ka plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, edhe pse ende asnjë vaksinë anti-COVID s’është në Kosovë.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj, i pyetur nëse do e dërgojnë stafin shëndetësor për t’u vaksinuar në Shqipëri, pas thirrjes së Edi Ramës.

Kosova është ndër pak shtetet që kanë mbetur pa vaksina edhe pse autoritetet kishin thënë se një gjë e tillë do të ndodhte në shkurt. Premtimet e tyre tash janë se vaksinat do të vijnë në fund të marsit. Të parat vaksina pritet të jenë nga programi COVAX.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?