Kryetari i ri i LDK-së: Numrat janë të përkohshëm, rikthimi është çështje kohe

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para delegatëve të partisë pas zgjedhjes së tij si kryetar të ri. Ai ka përmendur edhe rënien e LDK-së në vota, ndërsa ka thënë se përgjigjen për këtë rënie, LDK-ja mund ta gjejë tek vetja, transmeton Periskopi. “Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës në shtëpinë […]
Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para delegatëve të partisë pas zgjedhjes së tij si kryetar të ri.
Ai ka përmendur edhe rënien e LDK-së në vota, ndërsa ka thënë se përgjigjen për këtë rënie, LDK-ja mund ta gjejë tek vetja, transmeton Periskopi.
“Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës në shtëpinë e LDK-së. Kjo shtëpi më ka hapur dyert ashtu siç do t’ia hapë shumë të tjerëve që do të vijnë më pas. Numrat mbesin të përkohshëm, përpjekja jonë është e përhershme, andaj rikthimi është çështje kohe”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka fituar 191 vota, duke fituar kështu pa balotazh ndaj dy kandidatëve të tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës. /Periskopi












