Kryeministrja norvegjeze hetohet për shkelje të masave kundër koronavirusit

Policia në Norvegji tha se ka nisur të marrë në pyetje kryeministren Erna Solberg, pasi kjo e fundit pranoi se ka shkelur rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, gjatë një udhëtimi për ditëlindje. “Kemi nisur një hetim dhe ai përfshin marrjen në pyetje të kryeministres”, tha inspektori i policisë, Per Morten Sending, për agjencinë e lajmeve […]

Policia në Norvegji tha se ka nisur të marrë në pyetje kryeministren Erna Solberg, pasi kjo e fundit pranoi se ka shkelur rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, gjatë një udhëtimi për ditëlindje.

“Kemi nisur një hetim dhe ai përfshin marrjen në pyetje të kryeministres”, tha inspektori i policisë, Per Morten Sending, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai tha se marrja në pyetje nuk ka përfunduar ende dhe se policia planifikon t’i përfundojë hetimet këtë javë.

Shkelja e rregullit për distancë sociale në Norvegji mund të dënohet me gjobë.

Kryeministrja Solberg ka qenë me 13 vetë të tjerë në një restorant në qytetin Geilo në fund të shkurtit, për të festuar ditëlindjen e 60-të.

Ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se dhjetë persona, janë të ndaluara në Norvegji, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Të premten e kaluar, Solberg ka kërkuar falje për veprimet e saj, duke thënë se ajo beson se udhëtimi në restorant është bërë “në përputhje me udhëzimet për koronavirusin”.

“Kemi qenë në një restorant, ku kemi rezervuar tri tavolina të ndara dhe kemi mbajtur distancën”, ka thënë Solberg.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Norvegjia ka regjistruar mbi 88,000 raste me koronavirus dhe 649 viktima.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?