Kryeministri Kurti, thirrje diasporës: Atje keni rroga më të mira, por ejani të na ndihmoni

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës. Kurti ka ftuar të gjithë, përfshirë partitë opozitare dhe shoqërinë civile, që t’i bashkohet në atë që e quan “bërje e shtetit”. Një thirrje të veçantë ai ka pasur për diasporën, që t’i lë rrogat e mëdha në […]
Kurti ka ftuar të gjithë, përfshirë partitë opozitare dhe shoqërinë civile, që t’i bashkohet në atë që e quan “bërje e shtetit”.
Një thirrje të veçantë ai ka pasur për diasporën, që t’i lë rrogat e mëdha në Berlin e vende të skandinavisë, për t’i ndihmuar vendit, shkruan Periskopi.
“Le të hapim një kapitull të ri të zhvillimit dhe mirëqenies së bashku. Le të luftojmë fort për drejtësi e kundër padrejtësi, kudo e ndaj kujtdo,” – ka thënë më tej z.Kurti.
“Ndoshta edhe do të gabojmë, por edhe do të mësojmë. E nëse rrëzohemi prapë, do të ngritemi edhe më të fuqishëm sepse s’do të dorëzohemi në bërjen e Kosovës.” – tha ai. /Periskopi












