Kryeministri Kurti takon Vjosa Osmanin si deputete: E quan “presidente” të së ardhmes

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrën e tij, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, Osmanit i janë referuar si “president në ardhje”, derisa negociatat për sigurimin e votave që e rikthejnë Vjosa Osmanin në karrigen e të pares së shtetit po vazhdojnë. “Znj. […]

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, Osmanit i janë referuar si “president në ardhje”, derisa negociatat për sigurimin e votave që e rikthejnë Vjosa Osmanin në karrigen e të pares së shtetit po vazhdojnë.

“Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tone”, përfundon njoftimi.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë takuar ndaras të gjitha partitë opozitare për të siguruar përkrahjen në zgjedhjen e Osmanit presidente. AAK dhe PDK janë kategorik kundër, derisa shpresat kanë mbetur tek LDK’ja e Abdixhikut.

Ky i fundit dje ka zhvilluar një takim me Vjosa Osmanin, bashkë me Lutfi Hazirin. Pas takimit, Abdixhiku ka treguar se nuk kanë vërejtje për platformën e Osmanit, derisa ka pohuar se janë pajtuar të takohen përsëri.

Krei i LDK’së ka thënë se pas diskutimeve që do të kenë në parti dhe pas takimit të dytë që do të kenë me Vjosa Osmanin, do të dalin me një qëndrim final rreth asaj nëse e përkrahin Vjosën për presidente.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?