Krasniqi për Lumir Abdixhikun: Punë e vështirë për një djalosh të ri e të papërvojë

Krasniqi për Lumir Abdixhikun: Punë e vështirë për një djalosh të ri e të papërvojë

Një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, pasi Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i kësaj partie, ka thënë se ky i fundit do të shkatërronte subjektin politik nëse do të bëhej pjesë e kreut të VV’së, Albin Kurtit, si dhe kandidates për presidente Vjosa Osmanit. Krasniqi, me anë të një statusi në […]

Krasniqi, me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se për kryesuesin e ri të LDK’së, jashta partisë, i ka dy mundësi.

“Jashtë partisë i ka dy mundësi: të bëhet pjesë e triumviratit Kurti-Osmani-Abdixhiku, me çka do ta shkatërronte LDK-në definivivisht, ose të hyjë në konflikt me duumviratin Kurti-Osmani, gjë që mund të jetë fillimi i rehabilitimit të LDK-së. Pse? Sepse krahas Isa Mustafës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bashkazi, janë dy strategët e rrënimit të LDK-së”, deklaroi ai.

Tutje, profesori universitar, ka thënë se natyra e mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së çon tek ideja se të gjitha fajet për dështim iu janë faturuar kryetarit paraprak të kësaj partie, Isa Mustafa.

“Kuvendi i sotëm i LDK-së u mbajt pa probleme. Pra, pa analizë për shkaqet e rënies drastike, pa prezentimin e ndonjë platforme politike për reforma dhe për orientimin ideologjik. Ky Kuvend u preokupua vetëm me karrigen e kryetarit, me çka de facto gjithë fajin e dështimeve ia faturoi ish kryetarit”, deklaroi ai.

“Punë e vështirë për një djalosh të ri e të papërvojë, të futur me ngut në moçalin e politikës ala ballkanike-kosovare-shqiptare. Por tashmë ai e ka shansin të sprovohet në këtë moçal. Personalisht, i uroj sukses, sepse mbetja në skenën politike dhe ngritja e LDK-së është interes strategjik i për historinë e saj, si dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës”, shtoi tutje Krasniqi.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit