Kosovë, sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor

Sot nis zyrtarisht vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”. Procesi i vaksinimit nëpër komuna do të nis të enjten ose premten e kësaj jave. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në […]
Procesi i vaksinimit nëpër komuna do të nis të enjten ose premten e kësaj jave.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu Sali Ahmeti.
Të dielën mbrëma ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 me rreth 24 mijë doza. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur procesin e vaksinimit.
Këto dërgesa janë të parat për Kosovën dhe janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.












