Kosovari nga Diaspora sulmon Dukagjinin dhe Drenicën: Ata janë krenarë me vra njëri-tjetrin

Një qytetar me vend-qëndrim Gjenevën e Zvicrës ka komentuar rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në mënyrë mjaft të papranueshme. Ai ka përgjithësuar rastin duke sulmuar dy rajone të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën, duke pretenduar se qytetarët kosovarë të këtyre anëve janë “krenarë me vra njëri-tjetrin dhe me mbajte armë pa leje”. Rasti i rëndë […]
Ai ka përgjithësuar rastin duke sulmuar dy rajone të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën, duke pretenduar se qytetarët kosovarë të këtyre anëve janë “krenarë me vra njëri-tjetrin dhe me mbajte armë pa leje”.
Rasti i rëndë i vrasjes së punëtorit Tetaj nga shefi i tij Gogaj ka ndodhur në komunën e Deçanit, që është pjesë e Dukagjinit, përcjell Periskopi.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë të dhënë që tregon se qytetarët e këtij rajoni, apo të Drenicës, kanë qëndrime të tilla të papranueshme ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu, nuk ka të dhëna se në këto rajone ka më shumë armë pa leje se në rajonet e tjera.
Komenti i plotë i qytetarit i redaktuar:
“Po, në Dukagjin [dhe në] Drenicë, janë krenarë me vra njëri-tjetrin dhe me mbajte armë pa leje. Duhet të dënohet [me] burgim të përjetshëm, ose me e qitë në konop me e vjerrë në qendër të Deçanit – se këta janë të pa shkolluar.”













