‘Kosova e kriminalizuar’ në BBC, vjen reagimi i këshilltarit të Vjosa Osmanit

‘Kosova e kriminalizuar’ në BBC, vjen reagimi i këshilltarit të Vjosa Osmanit

Këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina, ka thënë se qasja e Vjosa Osmanit në intervistën në BBC është reale. Kupina ka reaguar pas kritikave që Osmani mori për këtë intervistë ku tha se Kosova është vend i korruptuar. Kupina përmendi dy raporte ndërkombëtare, ku sipas tij, konstatohet se Kosova është e zhytyr […]

Kupina ka reaguar pas kritikave që Osmani mori për këtë intervistë ku tha se Kosova është vend i korruptuar.

Kupina përmendi dy raporte ndërkombëtare, ku sipas tij, konstatohet se Kosova është e zhytyr në korrupsion. Ai thotë se ‘Pse se qenka tronditës ky fakt i mirënjohur, kur ai thuhet nga presidentja e vendit?’.

“Dielli nuk mbulohet me shoshë. E vërteta gjithnjë dhemb. Sidomos atëherë kur shkaktarët e pasojave kanë emër. Reagimet kundrejt intervistës së u.d. Presidentes Osmani në BBC, shpërfaqin panikun dhe ndërgjegjen e vrarë të atyre që imazhin e Kosovës e plandosën përtoke duke e bërë shtetin referencë në maje të rangimeve botërore për krim e korrupsion. Këto reagime janë edhe simptomë e kllapisë së një pjese të spektrit politik nga rezultati fantastik i zonjës Osmani në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Pas kësaj interviste ka reaguar edhe ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ku sipas saj, deklarata e Osmanit është populliste dhe anti-patriotike.

Postimi i tij i plotë:

“Tronditja” që shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani në BBC, më shumë se reagim, zgjoi panik. Empirikisht nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Ka vetëm një. Nëse është kësisoj, një e vërtetë është edhe kur flet para audiencës kombëtare, edhe para asaj ndërkombëtare. Në rastin konkret, zonja Osmani ka përmendur fakte, të parathëna.

Pse nuk pati një reagim të tillë kundrejt konstatimeve që kanë dalë nga organizata kredibile, të cilat gjithashtu kanë potencuar nivelin e lartë të krimit e korrupsionit në Kosovë?!

Në tetorin e viti 2012, Gjykata Evropiane e Auditorëve ka audituar asistencën e BE-së në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit.

Raporti kishte konstatuar se asistenca nuk ka qenë efektive sidomos në sektorin e policisë dhe gjyqësorit.

Në raportin e GJEA-së, është thënë se niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë mbetet i lartë. Sipas të njëjtit raport, gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrja politike, joefikasiteti dhe mungesa e transparencës dhe implementimit.

Në raportin e përvitshëm të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në botë, të publikuar në fund të janarit të këtij viti, organizata Transparency International korrupsionin e ka konsideruar problem madhor të Kosovës. Kosova është vlerësuar me 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 tregojnë mungesën e korrupsionit, teksa zero, nivelin më të lartë të korrupsionit. Stagnim në luftën kundër korrupsionit ka konstatuar në fillim të këtij viti edhe OJQ kosovare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Pra, dy raporte ndërkombëtare dhe një vendëse pikëtakohen në të njëjtin konstatim:

Kosova është e zhytur në krim e korrupsion, madje që prej asaj kohe e deri tash. Pse qenka tronditës ky fakt i mirënjohur, kur ai thuhet nga presidentja e vendit?!

Faktet e mësipërme kundrejt intervistës së zonjës Osmani në BBC, vetëm se e fuqizojnë argumentin kundrejt “të tronditurve”.

Rrjedhimisht, pse ky alarm për fakte të ditura që moti. Imazhi i shtetit nuk mbrohet me dy rrëfime: një përbrenda dhe tjetrin përjashta.

Ka një shtet dhe një të vërtetë. E vërteta që e jetojmë çdo ditë është korrupsioni e krimi dhe këtë nuk mund ta fshehim e as ta teleisim me çfarëdo formulimi gjuhësor apo qasje diplomatike.

Dielli nuk mbulohet me shoshë. E vërteta gjithnjë dhemb. Sidomos atëherë kur shkaktarët e pasojave kanë emër. Reagimet kundrejt intervistës së u.d. Presidentes Osmani në BBC, shpërfaqin panikun dhe ndërgjegjen e vrarë të atyre që imazhin e Kosovës e plandosën përtoke duke e bërë shtetin referencë në maje të rangimeve botërore për krim e korrupsion. Këto reagime janë edhe simptomë e kllapisë së një pjese të spektrit politik nga rezultati fantastik i zonjës Osmani në zgjedhjet e fundit.

Imazhin e shtetit nuk po e godet, por po e mbron ajo që mbi vete ka afro 400 mijë vota.

Brenga e saj është edhe e tyre, porse jo e kritikëve të intervistës. Këta kritizerë, shtetin e kanë konsideruar mjet përfitimi, ndaj ky reagim ngjallë neveri. Shteti nuk janë ata, por gjatë kohë ishte shteti i tyre.

Qasja e presidentes në intervistë është reale dhe apologjia më e mirë që mund t’i bëhet shtetit.

Shteti me rrëfime nga përrallat nuk mbahet. Ai është në letargji, ndaj u.d. Presidentja do të jetë ajo që me angazhimin e saj të mëtejmë Kosovës do t’i bëhet kuratore e imazhit ndërkombëtar të tij! 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?