Kosnett: S’kërkojmë nga asnjë deputet që ta votojë dikë për president, duam vetëm shmangie të zgjedhjeve të reja

Kosnett: S’kërkojmë nga asnjë deputet që ta votojë dikë për president, duam vetëm shmangie të zgjedhjeve të reja

Pavarësisht se ka marrë mbi 50 %  të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje i duhet edhe përkrahja e ndonjërës prej partive opozitare, për ta zgjedhur presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Për këtë Albin Kurti dhe dhe Vjosa Osmani kanë zhvilluar takime të ndara me të gjitha partitë opozitare, megjithatë […]

Për këtë Albin Kurti dhe dhe Vjosa Osmani kanë zhvilluar takime të ndara me të gjitha partitë opozitare, megjithatë shpresat e vetme janë ende tek LDK’ja e Lumir Abdixhikut, pasi që Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj kanë thënë se nuk e përkrahin prijësen e listës “Guxo” për t’u bërë shefe e shtetit.

Për të diskutuar rreth themelimit të institucioneve të reja dhe shmangies së zgjedhjeve të tjera, në zyrat e Lidhjes Demokratike dje ka zbarkuar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, megjithatë pas takimit nuk është dhënë ndonjë detaj rreth përmbajtjes së diskutimeve Abdixhiku-Kosnett.

Lidhur me rolin që duhet të ketë opozita dhe rreth çështjes së zgjedhjes së preidentit, diplomati amerikan, Philip Kosnett, ka shkruar sot një editorial për Indeksonline, ku ka sqaruar pozicionin e Qeverisë amerikane rreth këtij procesi.

Kosnett ka thënë se Qeveria të cilën e përfaqëson nuk është duke kërkuar as në mënyrë publike e as privatisht që dikush të votojë për një individ të caktuar për president.

Ai në shkrimin e tij thotë se edhe koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar, derisa sqaron se ajo që po kërkon SHBA-ja është që të shmangen zgjedhjet tjera, të cilat do të kushtojnë shumë dhe që do ta lënë vendin në krizë edhe për një kohë të gjatë në mes të pandemisë.

“Më lejoni të jem i qartë.  Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund.  Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, ka shkruar Kosnett, në një op-ed, ku ka folur për rolin që duhet të ketë opozita në një demokraci funksionale dhe në një sistem parlamentar./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?