Konstituimi i Legjislaturës VIII: Mot i keq, Kurti në Kuvend, PDK në të djathtë

Mëngjesi i sotëm nisi me kandidatët e rinj për deputetë në Legjislaturë e VIII që po nënshkruhen e betohen në cilësinë e deputetëve. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes pritet t’i ketë mbi 60 deputetë, gjë që nënkupton se mund ta votojë edhe formimin e qeverisë së ardhshme. Konstituimi i legjislaturës së re nuk pritet të marrë […]
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes pritet t’i ketë mbi 60 deputetë, gjë që nënkupton se mund ta votojë edhe formimin e qeverisë së ardhshme.
Konstituimi i legjislaturës së re nuk pritet të marrë shumë kohë, shkruan Periskopi.
Në pamjet e para të Kuvendit, u vërejt znj.Adriana Matoshi që u nënshkrua si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, si deputetë të rinj u nënshkruan edhe Faton Peci e Donika Gërvalla për herë të parë.
Seanca konstituive pritet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i zgjedhur, Avni Dehari, i asistuar nga deputetja më e re, Adelina Grainca.
Deputetët e PDK-së do të ulen në krahun e djathtë, ata të Vetëvendosjes ndërkohë do të ulen në ulëset e mesit.
Kjo legjislaturë ka nisur me një mot mjaft të keq, që si duket nuk ka penguar për fat të mirë asnjërin prej deputetëve që të marrin pjesë në seancë.
Në sallë janë edhe deputetët e Listës Srpska./Periskopi












