Konjufca si kryekuvendar thotë se ‘nuk i njeh më’ deputetët e VV-së: S’ka deputetë të kësaj a asaj partie

Glauk Konjufca ka zënë vendin e të parit të Kuvendit pasi u votua me 69 vota pro. Ai ka falënderuar deputetët që i dhanë besimin, derisa premtoi se nuk do të bënte favorizime. “Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, do të ketë vetëm deputetë të Kosovës – sepse kështu […]
Ai ka falënderuar deputetët që i dhanë besimin, derisa premtoi se nuk do të bënte favorizime.
“Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, do të ketë vetëm deputetë të Kosovës – sepse kështu jeni. Në emrin tuaj, po i falënderojmë qytetarët e Kosovës. Sepse pa votuar ata, as ne s’do të mund të ishim këtu e të votonim. Me këtë rast po e shpall të mbyllur këtë seancë themeluese. Për seancën e zgjedhjes së qeverisë, do t’ju lajmërojmë me kohë.” – ka thënë z.Konjfuca, përcjell Periskopi.
Ai ishte zgjedhur kryetar Kuvendi edhe në legjislaturën e kaluar por kishte dhënë dorëheqje për t’i liruar vendin Vjosa Osmanit.
Tashmë, ai pritet t’i kërkojë emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje. /Periskopi












