Konjufca pas certifikimit përmend rrëzimin e Qeverisë Kurti: Ishte veprim i paskrupullt

Konjufca pas certifikimit përmend rrëzimin e Qeverisë Kurti: Ishte veprim i paskrupullt

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga KQZ’ja për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen. Konjufca, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka parë si të domosdoshëm fitoren e Vetëvendosjes, teksa nuk ka kursyer akuzat për koalicionin qeverisës së legjislaturës së shtatë LDK-AAK-Nisma Socialdemokrate. “Kjo […]

Konjufca, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka parë si të domosdoshëm fitoren e Vetëvendosjes, teksa nuk ka kursyer akuzat për koalicionin qeverisës së legjislaturës së shtatë LDK-AAK-Nisma Socialdemokrate.

“Kjo luftë për pushtet shkoi aq larg sa që shtetit tonë ia dha njollën më të pamendueshme të turpit: një qeveri të paligjshme për herë të parë në historinë e Kosovës”, shkroi Konjufca.

Subjekti politik të cilin e përfaqëson ai ka arritur t’i marrë 50.2 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Ne e lamë pas një vit të vështirë. Bota u pllakos nga një pandemi e pazakontë. Jetët tona ndryshuan rrënjësisht. Ekonomia në çdo cep të globit u godit rëndë.

Në të njëjtën kohë, përkundër kësaj fatkeqësie, qytetarët tanë ishin plot shpresë për shkak se më 3 shkurt 2020 u zgjedh një qeveri e shumëpritur. Ama qe veprim fort i paskrupullt rrëzimi i qeverisë Kurti mu në mes të pandemisë, veç 50 ditë pasi e filloi punën e mirë. Ishte rast i pashembullt kur lufta për pushtet kalon çdo kufi e imagjinatë dhe nuk e ka as respektin minimal njerëzor për shëndetin publik.

Kjo luftë për pushtet shkoi aq larg sa që shtetit tonë ia dha njollën më të pamendueshme të turpit: një qeveri të paligjshme për herë të parë në historinë e Kosovës.

Prandaj ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme.

I falënderoj nga zemra dhe me respekt të thellë të gjithë qytetarët e vendit tim për sjelljen e lartë demokratike dhe ndryshimin e madh që e sollën përmes zgjedhjeve të lira. Vota juaj e përgjegjshme ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?