Konjufca i respekton me dy deputetë përshëndetjet anti-Covid, s’i durohet me të tretin

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë një përjashtim në respektimin e masave anti-Covid19. Pasi u ftua nga kryesuesi i seancës që të ulet në vendin e Kryetarit të Kuvendit, Konjufca përshëndeti Vjosa Osmanin dhe deputeten e PDK-së, Adelina Grainca, shkruan Periskopi. Osmanin dhe Graincën, Konjufca u kujdes që t’i përshëndeste […]
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë një përjashtim në respektimin e masave anti-Covid19.
Pasi u ftua nga kryesuesi i seancës që të ulet në vendin e Kryetarit të Kuvendit, Konjufca përshëndeti Vjosa Osmanin dhe deputeten e PDK-së, Adelina Grainca, shkruan Periskopi.
Osmanin dhe Graincën, Konjufca u kujdes që t’i përshëndeste pa i zgjatur dorën në mënyrë që të respektojë këshillat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por bëri një përjashtim kur e përshëndeti Avni Deharin.
Ani pse Konjufca zgjati ‘grushtin’ për ta përshëndetur Deharin, ky i fundit i zgjati dorën dhe Konjufca ia ktheu në të njëjtën formë.
Deputetët në seancë janë kujdesur që të bartin maska dhe të dezinfektojnë foltoren e Kuvendit, por nuk kanë respektuar distancën mes vete gjatë mbajtjes së seancën konstituive. /Periskopi

Konjufca dhe Vjosa Osmani

Konjufca dhe Adelina Grainca

Konjufca dhe Avni Dehari

Konjufca dhe Avni Dehari












