Konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë së Belgjikës: Pjetër Shala do të dërgohet në Hagë

Konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë së Belgjikës: Pjetër Shala do të dërgohet në Hagë

Më 16 mars të këtij viti, Pjetër Shala, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Belgjikës me kërkesën e Gjykatës Speciale. Kjo e fundit, ka njoftuar se Shalës, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Ujku”, i ka ngritur aktakuzë për krime lufte. Por ndonëse kanë kaluar më shumë se […]

Por ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë që nga arrestimi i tij, Pjetër Shala po vazhdon të mbahet në Belgjikë, ku edhe jetonte para arrestimit, në pritje të ekstradimit për në Hagë.

Megjithëse ende nuk dihet se kur Shala do të ekstradohet për t’u përballur me gjykimin në Speciale, Ministria e Drejtësisë së Belgjikës ka konfirmuar të mërkurën për ‘Reporteri.net’ se procedura për dorëzimin e tij në duart e autoriteteve të Hagës ka nisur dhe janë duke vazhduar.

Në përgjigjen e tyre, thuhet se arrestimi dhe transferimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së bazohet në ligjin belg për bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Arrestimi dhe transferimi i Pjetër Shalës bazohet në Ligjin Belg të vitit 2004 mbi bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Tribunalet Penale Ndërkombëtare dhe jo në legjislacionin e zakonshëm për arrest dhe ekstradim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë belge të Drejtësisë.

Tutje, kjo ministri thekson se procedurat e ekstradimit të Shalës në Hagë janë duke vazhduar, por pa dhënë ndonjë datë se kur ish-komandanti i UÇK-së do të dorëzohet në duart e Speciales.

“Nenet 86 dhe 87 janë të aplikueshme ndaj arrestimit dhe transferimit të personave, pavarësisht të nacionalitetit të tyre. Procedurat janë duke vazhduar”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Ministrisë belge të Drejtësisë, Christine-Laura Kouassi.

Ministria belge e Drejtësisë nuk e kanë komentuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Në aktualisht nuk jemi në gjendje të japim ndonjë informatë shtesë nga ajo që është publikuar në komunikatën për shtyp më 16 mars 2021”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Në komunikatën e përmendur nga Specialja thuhet se Pjetër Shala është arrestuar në Belgjikë, në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas Speciales Shala do të mbahet në shtetin belg në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhej në kumtesë.

“Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, ka theksuar Specialja në njoftim, duke shtuar se “së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme”.

Për këtë arrestim kishte reaguar edhe OVL e UÇK-së duke thënë se secili ish-ushtar është cak i Gjykatës Speciale.

Pjetër Shala, i njohur si “Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Në shkurt të 2019, ai ishte intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit.

Me banim në Belgjikë, Shala kishte thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?