Kompania farmaceutike në Francë shpallet fajtore për ilaçin që i solli vdekjen rreth 2 mijë njerëzve

Një gjykatë franceze ka dënuar një prej kompanive më të mëdha farmaceutike të vendit me 2,7 milionë euro pasi e shpalli fajtore për mashtrim dhe vrasje pa paramendim për një ilaç që lidhet me vdekjen e rreth 2 mijë njerëzve. Në një prej skandaleve më të mëdha në Francë, laboratori privat Servier u akuzua për […]
Në një prej skandaleve më të mëdha në Francë, laboratori privat Servier u akuzua për mbulimin e efekteve anësore potencialisht fatale të ilaçit të njohur si Mediatori.
Ish ekzekutivi Jean-Philippe Seta u dënua me burgim me kusht për 4 vjet. Agjencia mjekësore e Francës u akuzua se nuk kishte reaguar shpejt në lidhje me paralajmërimet për ilaçin dhe u dënua me 303 mijë euro gjobë, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Derivativi i Amfetaminës u licensua si trajtim i diabeteve, por gjerësisht u përshkrua si një ilaç që ndalte oreksin dhe që i bënte njerëzit të humbnin peshë. Substanca kemikale aktive njihet si Benfluorex.
Gati 5 milionë njerëz e morën ilaçin prej vitit 1976 e deri më 2009 kur u tërheq nga Franca, pasi më herët ishte ndaluar edhe në Spanjë e Itali. Ky ilaç kurrë nuk kishte marrë aprovimin në Mbretërinë e Bashkuar apo në ShBA.
Ministri francez i Shëndetësisë vlerësoi se dëmet në valvulat e zemrës mund të kenë shkaktuar vdekjen e të paktën 500 njerëzve, por studime të tjera thonë se shifrat e vdekjeve mund të kenë shkuar deri në 2 mijë. /Periskopi












