Këta janë anëtarët e AAK’së në Komisionet Parlamentare: Bekë Berisha drejton Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje

Këta janë anëtarët e AAK’së në Komisionet Parlamentare: Bekë Berisha drejton Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje

Sot është zhvilluar mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, meqë rast janë përcaktuar edhe ndarjet e Komisioneve Parlamentare në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se sipas formulës kjo parti në këtë legjislaturë të Kuvendit do të ketë kryesimin e Komisionit […]

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se sipas formulës kjo parti në këtë legjislaturë të Kuvendit do të ketë kryesimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që do të udhëhiqet nga deputeti Bekë Berisha.

Postimi i plotë:

Sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, mora pjesë në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbledhje kjo në të cilën u përcaktua ndarja e Komisioneve Parlamentare në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas formulës, AAK-së në këtë legjislaturë të Kuvendit, do t’i takojë kryesimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilin do ta udhëheqë deputeti, Bekë Berisha, si dhe do të ketë nënkryetarin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku nënkryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja, Albena Reshitaj.

Ndërkaq, në cilësinë e anëtarit në komisionet e tjera parlamentare, AAK do të përfaqësohet si në vijim:

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, deputeti Pal Lekaj;

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Besnik Tahiri;

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Integrim Evropian, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe media, Besnik Tahiri

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputeti Pal Lekaj

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, deputetja Albena Reshitaj.

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deputeti Bekë Berisha.

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, deputetja Albana Bytyqi;

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deputetja Albana Bytyqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?