Kë po fajëson Ridvan Berisha për suspendimin e tij nga RTK-ja?

Gazetari Ridvan Berisha, kritik i madh i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është suspenduar nga puna në RTK nga menaxhmenti i televizionit publik. Por, kë po fajëson ai për një veprim të tillë? Edhe pse thotë se suspendimi ka të bëj me “shkelje rregullash”, z.Berisha pretendon që po bëhet kurban në mënyrë që menaxhmenti aktual të […]
Edhe pse thotë se suspendimi ka të bëj me “shkelje rregullash”, z.Berisha pretendon që po bëhet kurban në mënyrë që menaxhmenti aktual të tregojë se “meriton pozitat që mban”.
Ai ka akuzuar edhe përkrahësit e VV-së në rrjete sociale për gjuhë “helmuese” ndaj tij, shkruan Periskopi.
Berisha ka akuzuar konkretisht drejtuesit e RTK-së, Festim Kabashin dhe Xhymret Veliun që bashkë me drejtorin e bordit Ngadhënjim Kastratin po i servilohen pushtetit të ri të Albin Kurtit.
Sidoqoftë, gazetari që ka moderuar emisionin “Debat” në televizionin publik ka thënë se këto gjëra vetëm sa do t’i japin “forcë dhe imunitet”.
Statusi i plotë:
Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.
Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.
Turp ju qofte more te padinjitetshem!
PS: Tifozet toksike, le t festoje, ndalohen ta perlloçin facebookun tim!












