Katër ditë punë në javë: Spanja gati të nis testimin e projektit

Spanja mund të bëhet një prej vendeve të para në botë që teston projektin e punës katër ditore në javë pasi qeveria u pajtua të lansonte pilot projektin modest për kompanitë e interesuara në këtë ide. Më herët gjatë këtij viti, partia e vogël e majtë spanjolle “Mas Pais” njoftoi që qeveria kishte pranuar propozimin […]
Më herët gjatë këtij viti, partia e vogël e majtë spanjolle “Mas Pais” njoftoi që qeveria kishte pranuar propozimin e tyre për ta testuar idenë. Bisedimet janë mbajtur prej atëherë, me takimin e radhës që pritet të ndodh në javët në vijim.
“Me katër ditë pune në javë [32 orë], ne po futemi në debatin e vërtetë të kohëve tona,” tha Iñigo Errejón nga kjo parti. “Është një ide, vakti i së cilës ka ardhur.”
Prej Zelandës së Re e në Gjermani, ideja vazhdimisht është rritur e forcuar globalisht.
Avokuesit e saj thonë se ky është një mjet për të rritur produktivitetin, që e përmirëson shëndetin mendor të punëtorëve dhe i lufton ndryshimet klimatike, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Partitë e majta në Spanjë – ku greva 44 ditore e Barcelonës më 1919 rezultoi që ky vend të bëhej i pari në Evropën perëndimore që adoptonte ditën e punës me 8 orë – kanë rrokur edhe këtë ide.

“Spanja është prej vendeve ku punëtorët punojnë më shumë orë se në mesataren evropiane. Por, ne nuk jemi mes vendeve më produktive,” shtoi më tej Errejón. “Unë qëndroj për atë se të punosh më shumë orë, nuk nënkupton të punosh më mirë.”
Ndërsa detajet ekzakte të pilotit do të përcaktohen nga qeveria, partia e politikanit të ri ka propozuar një projekt 50 milionësh, tre vjeçar, që do t’i lejonte kompanitë të reduktonin numrin e orëve me rrezik minimal.
Lexo artikullin e plotë duke klikuar KËTU.












