Kastrati: Kosovarët s’kanë liberalizim për shkak të Vjosës, e cila dilte “luftonte si luaneshë në Çakorr”

Kastrati: Kosovarët s’kanë liberalizim për shkak të Vjosës, e cila dilte “luftonte si luaneshë në Çakorr”

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar deklaratën e U.D Presidentes, Vjosa Osmani të dhënë në BBC. Ai ka thënë se Vjosa Osmani është ajo që me deklaratat e saj në BBC nuk do të mund të kërkojë liberalizimin e vizave për kosovarët, por edhe nëse e kërkon do t’ia kujtojnë fjalët e saja se […]

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar deklaratën e U.D Presidentes, Vjosa Osmani të dhënë në BBC.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është ajo që me deklaratat e saj në BBC nuk do të mund të kërkojë liberalizimin e vizave për kosovarët, por edhe nëse e kërkon do t’ia kujtojnë fjalët e saja se Kosova është e kriminalizuar.

“Numri i votave nuk përcakton dot legjitimitetin demokratik të politikanëve. Përvec votave, legjitimiteti demokratik matet edhe me produktivitet dhe efikasitet politik”, shtoi tutje ai duke drejtuar kritikën për gruan më të votuar në histori të zgjedhjeve.

Posti i plotë i Kastratit:

Kur Bashkimi Evropian i kërkonte Kosovës ta plotësonte vetëm edhe një kusht (demarkacionin) për liberalizimin e vizave, Vjosa Osmani dilte kundër. Fakti që BE-ja e kërkonte vetëm edhe atë kusht, nënkupton që vendi nuk ishte aq i kriminalizuar ashtu siç tha Vjosa në BBC. Nesër e njëjta do t’ju kërkoj zyrtarëve të BE-së liberalizimin e vizave dhe ata do t’ia kujtojnë asaj deklaratën në BBC. Sot, qytetari i Kosovës nuk gëzon liberalizim e vizave, sepse kështu deshi Vjosa, e cila dilte “luftonte si luaneshë në Çakorr kundër trupave të Njegoshit” dhe me zërin e saj kumbues i trembte ato trupa deri poshtë Podgoricës. Kështu, kjo patriote-luaneshë e cila “me dhëmbë priste plumbat e Njegoshëve dhe tradhëtarëve shqiptarë”, e shpëtoi kufirin me Malin e Zi dhe i betonoi kufijtë me 28 shtete të Bashkimit Evropian. Numri i votave nuk përcakton dot legjitimitetin demokratik të politikanëve. Përvec votave, legjitimiteti demokratik matet edhe me produktivitet dhe efikasitet politik. Trutharët me mungesë të theksuar të kalorive intelektuale nuk e kuptojnë këtë. Ata objektiv e kanë që përmes deklaratave të tilla të ushqejnë vullgaritetin për ta përkthyer atë në votë, pa llogaritur kështu në dëmin që i shkaktojnë qytetarit të vendit. Përveç tjerash, sot jemi pa liberalizim vizash për shkak të konceptit të politikanëve si kjo. Qytetarët gradualisht do të ndjehen të tallur nga “luanesha”.” Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija” vetëm kjo thënie e Gjergj Fishtës e përshkruan saktë një politikane si kjo.Fatkeqësisht, sot është koha e maskarenjëve në politikë. Koha është e tyre, por ne do t’ua kujtojmë atyre shumë shpesh që atdheu është i shqiptarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?