Kaplohet nga zjarri një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

Në rrugën rrugën Edit Durham në Prishtinë ka ndodhur një incident zjarri në një lokal, ku siç bëhet e ditur bëhet fjalë për kafenen “N’cak”, afër Ministrisë së Ekonomisë. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Periskopin, ku tha se nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Ai tha se […]
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Periskopin, ku tha se nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Ai tha se zjarri është lokalizuar.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lokal në rrugën Edit Durham në Prishtinë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin . Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për persona të lënduar.”, ka thënë ajo/Periskopi












