Kadrijaj – Kurtit: Nuk e kemi ndërru Kushtetutën, a nuk e ke ditë?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka pyetur Albin Kurti se pse ka deklaruar për një medium në Shqipëri se ‘Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë”. Ajo i ka thënë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës është e njëjta dhe se nuk ka ndryshuar. “A do t’i keni qëndrimët e njejta në pozitë […]
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka pyetur Albin Kurti se pse ka deklaruar për një medium në Shqipëri se ‘Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë”.
Ajo i ka thënë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës është e njëjta dhe se nuk ka ndryshuar.
“A do t’i keni qëndrimët e njejta në pozitë sic i keni pasë në opozitë, se është e pakuptimtë që kur t’jesh në pozitë të kesh tjera. Kur je pyet për bashkimin kombëtar jeni përgjigjë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon. Zoti Kurti, kjo kushtetutë ka qenë gjithmonë, nuk e kemi ndërru”, ka thënë Kadrijaj./Periskopi/












