Jashtë realitetit: Kurti vazhdon të shqyrtojë se ku do ta hapë Ambasadën në Izrael

Ambasada e Kosovës në Jerusalem tashmë duket çështje e mbyllur, pasi dje u përurua zyrtarisht ndërsa pardje u hap formalisht. Por, qëndrimi politik i Albin Kurtit vazhdon të jetë “në shqyrtim”. Kurti nuk ka folur për çështjen e Ambasadës së Kosovës prej kohës kur i tregoi opinionit se do ta shqyrtonte. Ky qëndrim kishte ardhur […]
Kurti nuk ka folur për çështjen e Ambasadës së Kosovës prej kohës kur i tregoi opinionit se do ta shqyrtonte.
Ky qëndrim kishte ardhur pas letrës së marrë nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, shkruan Periskopi.
Por, Kurti nuk e ka folur asnjë fjalë për hapjen e Ambasadës në Jerusalem duke vazhduar kësisoj shprehjen e qëndrimit politik të shqyrtimit të çështjes – edhe pse ajo duket se mund të marrë fund.

Së fundi, pas raportimeve të Periskopit se hapja e ambasadave bëhet me dekret presidencial, kishte reaguar Zyra e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ai dekret ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi.
Por, në dekretin e Thaçit të siguruar nga Periskopi nuk përcaktohej se ku do të vendosej Ambasada.
Nga partia e Kurtit, Eman Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së kaluar – megjithëse, Kurti e ka në dorë edhe revokimin e vendimit. /Periskopi












