Izraeli mban zgjedhjet sot: A pritet të rrëzohet nga pushteti Netanyahu?

Izraelitët janë duke votuar në të katërtat zgjedhje kombëtare brenda dy vitesh, rezultat i tensioneve të mëdha politike që kanë parë liderin e vendit, Benjamin Netanyahun, të ndeshej me shumë rivalë. Kësaj here, kryeministri shpreson që votuesit do t’i japin vlerësim fushatës së jashtëzakonshme të vaksinimit ndaj koronavirusit që e kanë bërë Izraelin kampion botëror […]
Kësaj here, kryeministri shpreson që votuesit do t’i japin vlerësim fushatës së jashtëzakonshme të vaksinimit ndaj koronavirusit që e kanë bërë Izraelin kampion botëror në këtë çështje.
Izraeli tashmë ka hapur dyqanet, kafenetë dhe restorantet, ndërsa njëkohësisht ka ulur shkallën e infeksioneve, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Nejemi kampionë botërorë në menaxhimin e koronavirusit,” tha Netanyahu, shkruan Periskopi.
Partia e tij e djathtë nacionaliste, Likudi, mbetet përpara në sondazhe dhe parashikohet t’i fitojë prej 30 deri në 32 ulëse në parlamentin me 120 ulëse – shumë më shumë se çdo parti tjetër.
Megjithatë, 71 vjeçarit ende i duhet të negociojë për një koalicion me partitë më të vogla për të formuar qeverinë me 61 vota.
Madje, kryeminsitrit mund t’i duhet mbështetja edhe e një grupi që shihet si ekstremist, e që përfshin qëndrime anti-gay dhe që kërkon dëbimin e arabëve nga shteti.
Kosova së fundi e ka vendosur ambasadën e saj në Jerusalem pas vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike me Izraelin. /Periskopi












