Izet Sadiku tregon se si po ndjehet pas vaksinimit

Sot në Klinikën Infektive, në mesin e personeli shëndetësor, është vaksinuar edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku. Pas imunizimit, Sadiku tha se po ndjehet mirë dhe se sot është ditë historike për Kosovën. “Po ndihem mirë. Sot është ditë historike për Kosovën. Po hyjmë në fazën kur Kosova i bashkëngjitet […]
Pas imunizimit, Sadiku tha se po ndjehet mirë dhe se sot është ditë historike për Kosovën.
“Po ndihem mirë. Sot është ditë historike për Kosovën. Po hyjmë në fazën kur Kosova i bashkëngjitet vendeve tjera për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”.
“Po kërkojmë nga qytetarët që të respektojnë masat sepse ato janë shpëtim jete. S’ka pasur hezitim për marrjen e vaksinës nga asnjë kolegë. S’ka reaksion”, ka thënë Sadiku.












