Ish deputeti i LDK-së me akuza ndaj Haxhi Avdylit: E shkatërroi partinë në Prizren

Ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente. Ai ka folur edhe për deputetin e listës ‘Vjosa’, Haxhi Avdylin, për të cilin ka thënë se në fillim ka ardhur nga PDK-ja. “Ka qenë personi që më së shumti i ka bërë dëm LDK-së në Prizren. T’ju them të drejtën […]
Ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente.
Ai ka folur edhe për deputetin e listës ‘Vjosa’, Haxhi Avdylin, për të cilin ka thënë se në fillim ka ardhur nga PDK-ja.
“Ka qenë personi që më së shumti i ka bërë dëm LDK-së në Prizren. T’ju them të drejtën ai së pari ka qenë anëtar i PDK-së dhe ka ardhë me qëllime të caktuara me një grup të personave që ka qëndruar në LDK deri sa është bërë deputet. E kemi lutur të kandidojë për kryetar të Prizrenit, nuk ka pranuar”, ka thënë Ukaj në Kanal 10, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se nuk beson që Avdyli do të kthehej në LDK ndonjëherë. /Periskopi












