Isa Mustafës para Kuvendit Zgjedhor: Do t’i kthehem shkencës, por nuk do të rri neutral ndaj zhvillimeve politike

Isa Mustafës para Kuvendit Zgjedhor: Do t’i kthehem shkencës, por nuk do të rri neutral ndaj zhvillimeve politike

Isa Mustafën në të ardhmen do ta gjejmë kryesisht mes librash e punimeve shkencore, sepse e ka ndërmend t’u kthehet atyre “me intensitet te veçantë”, por neutral ndaj zhvillimeve s’e ka ndërmend të mbetet. Kështu ka thënë ai, i pyetur për të ardhmen e tij, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike te […]

Kështu ka thënë ai, i pyetur për të ardhmen e tij, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës.

“Besoj se LDK do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë. Unë do të vazhdoj tani me një intensitet të veçantë punën time shkencore”, tha Mustafa një ditë parë Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Po politika ai tha se “ajo është pjesë e jetës”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se do t’i përcjellë zhvillimet në Kosovë dhe nuk do të mbetet neutral.

“Nuk do të mbetem neutral ndaj ardhmërisë së vendit tim, sepse kam qenë akter i ndërtimit të shtetësisë tonë”, ka shtuar Mustafa.

Në këtë intervistë për Albanian Post, Mustafa ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, që pritet të zyrtarizohet të dielën në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

“Është LDK e vetmja parti politike në Kosove që ka shumë kandidatura për kryetar. Në LDK, kryetari zgjidhet, tjerët i emërojnë. Kandidimi është çështje guximi, kurajoje”.

Ai ka fjalë të mira edhe për katër kandidatët që synojnë të ulën në ulësen e kreut të LDK-së për katër vitet e ardhshme.

Por sipas tij “procesin e dëmton tifozllëku”.

“Çdonjëri nga kandidatët ka veçori të ndryshme, nga lidershipi, përvoja politike, dija dhe shkathtësia politike, mënyra e komunikimit, prandaj delegatët me votë të fshehtë do të zgjedhin njeriun që iu ofron atë që ata ia dëshirojnë partisë së tyre”, ka shtuar Mustafa.

“Nuk përkon vota e fshehtë me disa deklarata publike te ndonjë delegati apo të kryetarit të degës se kënd do ta votojnë ata apo delegatët e degës nesër. Askush nuk ka të drejtë të përfaqësojë votën e tjetrit apo të marr vendime për votat e tjerëve”.

Ndërsa sa i përket sa i përket dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, thotë se bëri përshkak të rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam vlerësuar se një ndryshim në kreun e LDK-së mund të jetë akt i mirë pas rezultateve shumë të pavolitshme në këto zgjedhje. Prandaj pres një përshtatje dhe organizim të LDK-së dhe ballafaqim me sfidat që e presin”.

Kandidatë për kryetar të LDK-së janë Besian Mustafa, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.

Njëri nga këta emra pritet t’i marrë frenat e partisë të dielën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi rënie të thellë elektorale deri në përgjysmim të votësmarrë 12,73 për qind të votave.

Menjëherë pas zgjedhjeve, kryetari aktual Isa Mustafa, që partinë e udhëheqë qysh nga 2010, dha dorëheqje.

Pas tij, edhe e gjithë kryesia e LDK-së.

Kryetari i ardhshëm i LDK-së do të jetë i katërti në histori të partisë, pas themeluesit Ibrahim Rugova, pas ardhësit të tij Fatmir Sejdiu dhe në fund Isa Mustafës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u formua në vitin 1989. Ishte dimri i atij viti, kur një grup intelektualësh kishin vendosur të krijonin një grupim politik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?