Isa Mustafa jep zyrtarisht dorëheqje nga LDK

Kryetari i deri tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje zyrtare nga pozita e tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa i cili ka dalë nga salla ku po mbahet Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, transmeton Periskopi. “Unë sapo dhashë dorëheqje zyrtare dhe të parevokueshme nga pozita e […]
Kryetari i deri tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje zyrtare nga pozita e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa i cili ka dalë nga salla ku po mbahet Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, transmeton Periskopi.
“Unë sapo dhashë dorëheqje zyrtare dhe të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së…”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk duhet t’i mungojë skenës politike të Kosovës. /Periskopi












