Infektiva pa shtretër të lirë: Kërkohen masa të reja

Infektiva pa shtretër të lirë: Kërkohen masa të reja

Klinika Infektive tash e disa ditë ka përmbushur kapacitetet spitalore. Numri i rasteve të reja është në rritje, ndërkohë që nuk ka as edhe një shtrat të lirë brenda klinikës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektives ka propozuar që të merren masa të reja që të menaxhohet mirë kjo situatë. Ai ka njoftuar se […]

Izet Sadiku ka thënë para mediave se kërkesat për shërbime janë shumë të mëdha, ndërkohë që brenda ditës janë duke u trajtuar mbi 120 raste.

“Në Klinikën Infektive që disa ditë lirohen disa dhe pranohen disa gjatë ditës. Por, shtretër të lirë për të qëndruar për disa orë nuk ka, zakonisht në katër-pesë ditë e fundit më nuk kemi asnjë shtrat të lirë që qëndron i lirë. Për shkak se kërkesat janë shumë të mëdha. Është rritur edhe numri i pacientëve në klinikat tjera, gjë që tregon se orientimi i parë është Infektiva”, ka deklaruar ai.

Sadiku është shprehur se trendi i rritjes së numrit të rasteve me virusin, ende jo plotësisht të njohur, tregon se duhet të merren masa të reja.

“Për shkak se marrja e masave varet nga kapacitet spitalore të çdo shteti. Dhe ne realisht tani kemi në bazë të informatave të fundit, në kufi të masave dhe të shfrytëzimit të spitaleve. Ka filluar edhe Klinika Interne të përgatitet për lirim të pacientëve. Kjo tregon që ti nuk guxon me tejkaluar kapacitetet spitalore që i ka. Sigurisht që Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është duke i bërë përgatitjet që të pranojë të gjithë pacientët. Por, unë mendoj që nëse ky trend vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja pozitive, duhet të analizohet edhe marrja e masave që sigurisht cila do formë që do të jetë, mendoj që duhet të merren forma më e përshtatshme që është”, ka deklaruar ai.

Meqë Kosova ende nuk ka siguruar vaksinën anti-COVID, Sadiku ka shtuar se institucionet duhet të shohin mundësitë për menaxhim më të mirë të situatës.

“Kemi pasur edhe gjatë kësaj periudhe staf të infektuar. I kemi i kemi tetë infermierë dhe një mjek të infektuar, javën e kaluar. Përkundër kësaj ne po arrijmë që me forcat tona të japim ndihmë për gjithë ata që po kërkojnë në Klinikën Infektive. Edhe pse kërkesat për hospitalizim janë shumë të mëdha”, tha Sadiku.

Ditëve të fundit, pothuajse çdo ditë numri i rasteve të reja pozitive me këtë sëmundje arrin shifrën afër 800. E vetëm në këtë klinikë po trajtohen mbi 100 pacientë.

 “Ne i kemi 120 të shtrirë, që dy-tri ditë. Janë të mbushura kapacitetet e klinikës me pacientë”, ka shtuar ai.

Furnizimi me vaksinën anti-COVID, është premtuar herë në muajin shkurt, e pastaj edhe në mars. Kosova ka gjasa që as këtë muaj të mos marrë asnjë dozë të vaksinës. Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj javën e kaluar ka deklaruar se aleanca COVAX gjatë muajit mars do të nis prodhimin e vaksinës gjatë muajit

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?